Emma Stone së fundmi ka bërë një pasqyrë të rrallë të jetës së saj private, teksa ka treguar se si e përballon famën. Stone ka qenë aktore për shumë vite dhe u shfaq për herë të parë në ekranet tona në vitin 2007 në komedinë klasike “Superbad”.
Që atëherë ajo luajti në filma si “Zombieland“, “Poor Things“, “La La Land”, “Cruella“, “Birdman” dhe ekskluzivitetin “Spider-Man”. Ndërsa sot 36-vjeçarja është ende shumë në qendër të vëmendjes, pasi ajo i mban disa aspekte të jetës së saj shumë private.
Stone, emri i vërtetë i së cilës është në fakt Emily dhe jo Emma, u martua me Dave McCary në vitin 2020 dhe ka një vajzë me të.

Stone u pyet se si përballet me famën dhe si e ndalon veten “të shndërrohet në një ‘alien’” (duke u bazuar tek filmi i saj më i ri) dhe ajo tha se ishte një përgjigje ‘e ndërlikuar’ për t’u dhënë.
“Mendoj se të gjithë e përballojnë këtë,” vazhdoi Stone të shpjegonte më tej, sipas Variety. “Ne të gjithë mund ta kuptojmë atë ndjesinë kur dikush mendon se të njeh; ndjen sikur nuk ke shumë kontroll mbi ‘avatarin’ jashtë teje. Sepse jam unë këtu dhe pastaj jam unë me familjen dhe miqtë.”
Ajo shtoi se:
“Është personi që vjen këtu dhe pastaj është personi që jam unë me miqtë dhe familjen time. Ata janë i njëjti person, por është ajo që bëj për të mbajtur veten të shëndoshë mendërisht.”
Në përgjithësi, Stone pranoi që nuk mund ta kontrollojë ‘avatarin’ që është personaliteti i saj publik, por ajo ka më shumë kontroll mbi mënyrën se si është me të dashurit e saj dhe si e perceptojnë ata.
Më pas, Stone konfirmoi se kur ajo i njeh më mirë njerëzit me të cilët punon, ata shpesh do të fillojnë t’i referohen asaj si Emily në vend të Emma.