Mbrëmja e djeshme i gjeti vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri të mbledhura në oborr. Për herë të parë që prej hyrjes në “Big Brother VIP2”, ato u mblodhën të gjitha bashkë dhe biseduan pa sherre e debate.
Teksa biseduan, ato falënderuan edhe njëra-tjetrën për ndihmën e dhënë në momente vështirësie. Por jo vetëm kaq, pasi ato kërkuan që nëse në një moment konstatojnë se dikush po reagon apo po sillet keq, t’i tërheqin vëmendjen.
View this post on Instagram
Aktorja e njohur, Olta Gixhari, u kërkoi vajzave që të jenë më tolerante me njëra-tjetrën dhe tha që ata duhen ta mbështesin njëra-tjetrën në momente vështirësie dhe jo vetëm në momentet e bukura.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Kiara Tito falënderoi të gjitha vajzat që u kujdesën për të në ditët kur ajo u rrëzua në dhomën e ndenjes dhe pësoi lëndime.