E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Emi. Ajo ka diskutuar më shumë mbi marrëdhëniet e brezit të sotëm, por duke ndarë dhe disa detaje nga jeta e saj personale…
Pjesë nga intervista:
Kur dëgjon historinë e prindërve të tu krahasuar me brezin sot, e sheh më pozitive situatën apo më negative?
Shumë më negative. Besoj se gjenerata jonë ka hequr dorë nga kjo ideja e gjërave romantike dhe janë zëvendësuar me gjëra materialiste. Marrim rastin e Shën Valentinit që ishte muajin e kaluar, në çdo Story shikoje dhurata, trëndafila, por a ishte ndonjë dhuratë sentimentale që të ketë ardhur nga zemra? Jo. Është kjo ideja që nëse merr një çantë të shtrenjtë, je në një lidhje stabël, të do i dashuri… Por për mua duket sikur është zëvendësim i emocioneve me gjëra materiale, që nuk është aq e shëndetshme.
Ti vetë çfarë dhurate more për Shën Valentin?
E zgjodha vetë, ma dha mundësinë që ta zgjidhja vetë. Zgjodha gjëra gocash, botoks. Nuk më lëviz balli fare sot (qesh). /TAR/


