Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, i ka habitur të gjithë me një postim që ka bërë së fundmi në rrjetet sociale. Artistja ka publikuar një video në “TikTok” ku ka përdorur disa filtra për të zbuluar se si do të dukej e moshuar.

Në pamjet në fjalë, të cilat u bënë menjëherë virale në rrjet, Rexha shfaqet duke eksperimentuar me filtrin që “plak” fytyrën. Madje me humor ajo komenton:

“Po më thoni të qesh, apo jo? Më thanë se ky filtër do të më jepte një apo dy rrudha. Mendova se do të dukesha si një zonjë e bukur në moshë të madhe. Dhe ata thanë që ky filtër është shumë realist… por kur e pashë veten, hmm… ndoshta në këtë moment, kur dukem kështu, do të më sillni lule… ose më mirë më jepni tani, sa jam ende e re dhe e bukur!”.

Në video, këngëtarja shihet me rrudha të theksuara dhe flokë të thinjura, duke bërë që efekti të duket jashtëzakonisht realist dhe argëtues.

Pas postimit të këtyre pamjeve, fansat e saj reaguan me komente plot humor dhe dashuri, duke e komplimentuar për natyralitetin dhe ndjenjën e saj të humorit.

“Edhe si e moshuar, Bebe dukesh e mrekullueshme”, shkroi një ndjekës, ndërsa të tjerë vlerësuan mënyrën si ajo përdor rrjetet sociale për të qëndruar pranë publikut me përmbajtje pozitive e plot energji.

Ndërkohë kujtojmë se, këngëtarja e famshme është në fazën përfundimtare të punës për albumin e saj të katërt muzikor, duke paralajmëruar rikthim të fuqishëm në skenën ndërkombëtare.