Eftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Renée Reffo. Ajo është vajza e aktores së mirënjohur Julia Ilirjani dhe është bërë mjaft aktive e virale në rrjetet e saj sociale si Instagram, apo TikTok. Së fundmi, ajo është bërë pjesë edhe e skuadrës së emisionit “E Diell”.

Një ndër arsyet se përse Renée është kaq e dashur për ndjekësit është prej karakterit të saj shumë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për situata të ndryshme që mund t’i ndodhin. Ndaj edhe në këtë intervistë nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Por si e menaxhon famën Renée?

Përsa i përket famës, mendoj që ka ato pluset dhe minuset e veta. Ka momente kur dal në club për shembull, janë të gjithë sytë tek unë. Normalisht që më shijon se jam rregulluar, po shkoj për atë gjë… Por kur je në përditshmërinë tënde që ti thjesht do të mbarosh ato punët e tua, më bezdis pak kjo pjesa që njerëzit të shohin…/TAR