Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, i ka lënë të gjithë pa fjalë kur është fotografuar teksa mban në dorë modelin më të ri të “Apple”, “iPhone 17 pro”, në ngjyrën unike ‘cosmic orange’.

Ylli i muzikës është ndër të parat që ka këtë model dhe si pasojë fansat kanë pyetur:

“Si e mori kaq shpejt?”.

E gjithë kjo habi vjen pasi sapo është bërë prezantimi i serisë së re të “iPhone 17”. Madje para-porositë nisin vetëm këtë të premte, më 12 shtator.

Komentet në videon që ka pushtuar rrjetin nuk kanë munguar, ku shumë ndjekës shprehën habinë se si këngëtarja e famshme arriti të siguronte një nga modelet më të kërkuara para publikimit zyrtar.

Kujtojmë se “Apple” prezantoi katër modele të reja; “iPhone 17”, “17 Pro”, “Pro Max” dhe versionin ultra të hollë “17 Air”. Ndër to, “iPhone 17 Pro Orange” ka marrë vëmendjen kryesore për dizajnin prej alumini, kamerën që kompania e quan ‘më e mira ndonjëherë’ dhe baterinë më të fuqishme në një “iPhone” deri tani.

Megjithatë, ajo që po komentohet më shumë nuk janë specifikat, por fakti se Dua është e para që po e shijon këtë pajisje të shumëpritur. Rikujtojmë, se hiti i Dua Lipa-s, “Levitating”,vazhdon të ngjitet në majat e suksesit.

 Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një miliard shikimeve në YouTube. Ky është klipi i tretë i artistes me origjinë shqiptare që arrin këtë sukses, pas “New Rules” (2017) dhe “No Lie”. E veshur me një fustan blu me shkëlqim në përputhje me vargjet “Glitter in my eye, shining just the way you like”, Dua dhe miqtë e saj vallëzojnë mbi ritmet e hitit.