Sam Remcho është një pilot nga Kalifornia, i cili herë pas here ndan përvojat e tij në avion, në kanale të ndryshme në rrjetet sociale.
Fermeri dhe investitori në pasuri të paluajtshme, ka ndarë një detaj përmes një video në “TikTok”, në faqen e tij, @samremcho, ‘Flying Cowboy’.
Nëse dikush ka bërë ndonjëherë pyetjen “çfarë ndodh kur pilotët duhet të përdorin tualetin në mes të fluturimit?”, Sam Remcho e ka treguar këtë në videon në fjalë.
Ai shpjegoi se si pilotët kryejnë nevojat e tyre gjatë fluturimeve të gjata duke përfshirë përdorimin e një pajisjeje pak të njohur.
Duke u shfaqur me një kapelë kauboji dhe bluzë brenda një kabine, Remcho regjistroi përgjigjen e tij ndaj një pyetjeje të bërë nga një ndjekës i tij, i cili kishte pyetur: ‘Si e përdorni tualetin në fluturime të gjata’.
“Jo”, ishte përgjigja e tij e shkurtër dhe më pas shton: “Nuk e përdorni. Kontrolloni fshikëzën tuaj. Mos shkoni në tualet”.
Megjithatë, piloti zbuloi se kur largimi nga kabina e fluturimit nuk është një mundësi, pilotët përdorin një pajisje të njohur si ‘tub lehtësimi’.
Piloti u theksoi se ‘nuk e ka përdorur kurrë dhe nuk do të donte ta përdorte’ atë pajisje.
Ndërsa pilotët e linjave ajrore komerciale në aeroplanë të mëdhenj zakonisht kanë qasje në tualete në bord dhe mund të alternohen me bashkëpilotët për të bërë pushime të shkurtra, aeroplanët më të vegjël dhe aeroplanët ushtarakë nuk e kanë gjithmonë këtë luks veçanërisht gjatë fluturimeve të gjata.