Teksa në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u ndezën dritat në dhomën e gjumit, Jozi mori dy tiganë dhe bëri zhurmë me ta në mënyrë që të zgjonte banorët nga gjumi.

Por në fakt nuk ndodhi ashtu siç ai mendonte, pasi banorët thjesht u ngritën, e panë dhe u shtrinë sërish në krevatet e tyre.

Olsi ia bën me shenjë që të ndalojë por Jozi nuk e dëgjoi. Olsi vendos që të mos i thotë gjë, vetëm rrinte e shikonte.

Jozi shkon edhe pranë krevatit të Laertit dhe Klajdit por asnjëri prej tyre nuk lëvizi fare.

“Nuk ka gjumë, hajde”, thotë në një moment Jozi teksa vazhdonte që të përplaste tiganët.