Rrjetet sociale janë të mbushura me histori të habitshme, gra të moshuara që bien në dashuri me burra të rinj, lidhje të fshehta, apo burra që jetojnë me disa partnere. Por kësaj radhe, një ngjarje e pazakontë ka tronditur ndjekësit online.

Një nënë dhe vajza e saj janë të dyja shtatzëna me të njëjtin burrë. Fëmijët e tyre pritet që të lindin me diferencë prej vetëm një jave. Kjo histori është bërë virale pasi u publikua një video në “Instagram” në llogarinë @xojadeteen.

Në videon në fjalë, shfaqen nënë e bijë, Dani Swings dhe Jade, të lumtura teksa ndajnë lajmin e shtatzënisë.

“Unë dhe vajza ime jemi shtatzëna nga i njëjti burrë, dhe fëmijët tanë do të lindin me një javë diferencë. Tashmë jam në javën e 34-t të shtatzënisë”, ka thënë nëna.

Por si nisi historia?

Dani solli në jetë Jade kur ishte adoleshente dhe më pas u nda nga babai i saj. Vite më vonë, ajo u lidh me Nicholas Yardy. Çifti qëndroi bashkë për një kohë të shkurtër dhe vendosi të jetonte nën një çati. Më vonë, 44-vjeçarja ftoi edhe vajzën e saj 22-vjeçare, Jade, të jetonte në të njëjtin shtëpi.

Me kalimin e kohës, Jade dhe Nicholas u afruan dhe nisën një lidhje dashurie, ndërkohë që ai ishte ende në marrëdhënie edhe me Danin. Kjo situatë solli që si nëna, ashtu edhe vajza, të mbeteshin shtatzëna nga i njëjti burrë.

Familja përballë kritikave

Sot, Dani dhe Jade po presin me emocion fëmijët e tyre, ku Nicholas është babai i të dyve. Pavarësisht rrethanave të pazakonta dhe debatit që ka shkaktuar kjo histori, familja shprehet e qetë dhe e bashkuar, duke pritur ardhjen e dy anëtarëve të rinj.