Së fundmi Loredana ka ndarë një moment të bukur familjar me ndjekësit e saj në Instagram. Reperja ka postuar një foto ku bashkëshorti i saj, futbollisti i njohur Karim Adeyemi, dhe vajza e saj, Hana, janë duke luajtur me njëri-tjetrin.

Loredana ka treguar gjithmonë kujdes për të ruajtur një raport të fortë dhe të shëndetshëm mes partnerit dhe vajzës, duke krijuar një atmosferë harmonike në familjen e saj. Përveç fotos, artistja ka publikuar edhe një video, ku tregon se ata kanë kaluar një ditë të këndshme duke shijuar një shëtitje në natyrë.
