“Jemi pak të ftohtë”, kështu është shprehur Mateo te Dhoma e Rrëfimit për marrëdhënien e Brikenës këto ditët e fundit. Banori thotë se të dy janë kokëfortë dhe mbajnë inatet e tyre.

Mateo shton se do që të jetë me Brikenën dhe nuk ka dëshirë që t’a lëndojë dhe t’a mërzisë. Ai shpreson që të rregullojë raportin me banoren dhe thotë se para saj i harron inatet dhe mërzitë që ka.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 “Të dy jemi kokëfortë dhe mbajmë ato inatet tona. Ajo priste t’i shkoja unë, unë prisja të vinte Brikena. Normalisht jemi pak të ftohtë si fillim nga e gjithë ajo situatë që kaloi dhe shpresoj shumë që t’i zgjidhim çdo keqkuptim që kemi me njëri-tjetrin, se unë dua të jem me Brikenën. Edhe as nuk dua ta mërzis, as nuk dua të lëndoj dhe të mirë nuk n’a e do askush, sa ja dua unë Brikenës dhe Brikena mua. Edhe unë sa herë jam me Brikenën, sado që të kem inatet dhe mërzitë e mia, para saj i harroj. Shpresoj shumë që të vazhdojmë sa më mirë bashkë”, ka thënë Mateo.

Ndërkohë Brikena te Dhoma e Rrëfimit është përlotur dhe është shprehur se 3 ditë nuk ka qenë mirë dhe Mateo nuk është interesuar për të.