E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë moderatorja dhe modelja e njohur Françeska Rustem. Ajo ka folur pa dorashka për eksperiencën e saj në televizion, duke ndarë detaje si nga roli i anëtares së jurisë në “She’s on Top”, ashtu edhe nga moderimi i emisioneve “Top Arena” dhe “Procesi Sportiv” në Top Channel.

Modelja u vendos përballë një zgjedhjeje mes Mateos dhe Brikenës, duke u pyetur se kë do të preferonte si anëtar jurie të përhershëm në “She’s On Top”, bazuar në eksperiencat e tyre profesionale.

Unë do të jap një përgjigjje shumë profesionale për të vetmin fakt sepse Mateo ka qenë në një agjensi modelingu prej shumë vitesh, ka bërë photoshooting të ndryshëm, është marrë me modeling dhe ia ka haberin kur i thonë pak më shumë.

Do të më pëlqente pse jo që edhe Brikena të ishte anëtare e jurisë, por prapë Brikenën nuk është se e njoh aq shumë për të ditur mënyrën se si mendon apo si do të reagonte në çështje të ndryshme, por prapë mendoj që është shumë sweet dhe nuk na duhet ajo. 

E pyetur më tej për Brikenën dhe energjinë që ajo përcjell në ambientet e punës, Françeska u tregua e rezervuar, duke theksuar se nuk kanë pasur shumë mundësi të njihen nga afër.

Është vajzë e respektueshme dhe me norma. Nuk është se na ka rënë që të flasim apo të bëhemi shumë. Nuk është se e njoh mjaftueshëm që të jap një mendim për të.