Vajzat e emisionit “She’s On Air” në Top Albania Radio, Ina Pashollari dhe Enxhi kanë qenë në Panairin e Librit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve si çdo vit.Ato kanë bërë disa intervista ekskluzive me autorë dhe personazhe të njohur në vendin tonë, të cilët kanë zbuluar detaje në lidhje me librat e tyre që kanë sjellë për lexuesit.
Heidi Baci, ish-finalistja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” së fundmi ka sjellë librin e saj me poezi “Liminal”. Sa i përket eksperiencës së saj në panair këtë vit u shpreh:
Është një eksperiencë ndryshe, jam shumë e lumtur. Kam shumë sodisfaksione sepse jam në kontakt me njërzit live. Mund t’i takoj, t’i përqafoj dhe të kënaqem me vlerësimin e tyre dhe shkëmbejmë ide.
Çfarë e ndihmon Heidin për të shkruar?
Dashuria patjetër, po është pjesë e jetës dhe ajo.
Si i ka raportet Heidi me dashurinë tani?
Nuk besoj se as i intereson të them të drejtën njerëzve që më ndjekin. E kisha te pjesa që ata duan të shohin artin tim.
