E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Monik Kryemadhi u shpreh se nuk e sheh më politikën.

“Ata që mendojnë se kontrollonin politikën, nuk më donin në politikë, por unë vendosa vetë për t’u shkëputur, menduan se pa politikë do vdisja”, tha Kryemadhi në intervistën me moderatoren e njohur.

Ndërkohë për largimin e saj nga politika, Monika shprehet se pasioni për këtë ‘fushëbetejë’ i ka vdekur, por për çdo aspekt tjetër, jeta e saj është e bukur.

“Përveçse më vdiq emocioni ndaj njerëzve të politikës, në veçanti ndaj gjithë ish- bashkëpunëtorëve të mi, por për pjesën tjetër jam shumë mirë. Politika nuk vdes tek unë, sepse dhe po të nis të kërcej si Selinë, njerëzit nuk do më identifikojnë si kërcimtare, por si politikane”, tha Kryemadhi.

Nga palestra, në Big Brother, e të enjteve në SPAK, të gjitha këto thotë Kryemadhi bëhen duke gjetur balancën….

“Palestrën e bëj të hënë, të mërkurë, të premte, që t’i balancoj, edhe Big, edhe SPAK dhe palestrën. Doktoresha ime në San Marino, është engjëlli im, sepse më edukoi që të kujdesem për shëndetin dhe trupin tim. Ajo më çoi dhe në palestër”, u shpreh ajo duke vënë theksin te pamja fizike që ka sot.