E ftuar në “E Diell”, në rubrikën “Hëna apo Diell”, Iva Tiço ka folur në lidhje sesi janë aktualisht raportet mes saj me Ermal Mamaqin, pas lajmeve dhe “thumbave” mes tyre kohë më parë.

Ajo tregoi se për momentin nuk kanë asnjë raport dhe se nuk kanë folur kurrë në lidhje me situatën e ndodhur.

Pjesë nga biseda:

Nevina Shtylla: Ende e freskët është përplasja me Ermal Mamaqin.

Iva Tiço: Nuk është përplasje, përplasje është kur flasin dy veta, unë nuk kam folur.

Nevina Shtylla: Ka patur ama thumba, ironira

Iva Tiço: Unë asnjë

Nevina Shtylla: Por ai nga pak

Iva Tiço: Punë e tij

Nevina Shtylla: Si është  raporti juaj sot

Iva Tiço: Nuk kam asnjë raport, nuk e kam takuar. Po e takova ndodhta do flas, po s’e takova ndoshta s’do flas. Me Amin i kam shumë të mira