Pas Prime-t të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 5”, Luizi ka pyetur Mirin rreth marrëdhënies së tij me Selin. Fituesi i edicionit të dytë të reality show-t e ngacmoi këngëtarin duke e pyetur se ‘çfarë është për ty?’.

Miri u përgjigj ‘siç ka qenë në fillim’, por Luizi vijoi duke e ngacmuar dhe shtoi:

“Ke thënë dy variante, prandaj po them. Nuk kam ardhur për të të ndarë nga gruaja”.

Ndërkohë banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri mohoi të ketë ndjenja për Selin dhe e pohoi sërish se e shikon si vajzën e tij.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Sot, ajo vajzë ça është për ty?

Miri: Siç ka qenë në fillim

Luizi: Që është?

Miri: Ça kam thënë në fillim pra

Luizi: Ke thënë dy variante, prandaj po them

Miri: Nuk kam thënë dy variante, ti do me luajtur me llafe, nuk luan dot me mua

Luizi: Jo për atë Zot, pse po luaj me llafe, po luaj ça kam parë

Miri: Hë ça ke parë?

Luizi: Të kam parë që të ka pëlqyer, tani jam djalë vetë

Miri: Pëlqyer për çfarë?

Luizi: Si vajzë

Miri: Për çfarë?

Luizi: Si për ça? Njeriu ka një pëlqim

Miri: A do ta shpjegoj?

Luizi: Nuk kam ardhur këtu me të ndarë me gruan jo, se nuk jam budalla

Miri: Jo nuk më ndan dot, sa ndahesh ti me Kiarën

Luizi: Gjithmonë bashkë ju pafsha

Miri: Bukur, ja ta them tani

Luizi: Është pëlqim i momentin, jeni të mbyllur

Miri: Konsideratën që ke për këtë vajzë, e ke prapë si vajza jote?

Miri: Po