Dita e sotme nuk ka qenë aspak e qetë në “Big Brother VIP 4”, ku banorët janë zgjuar me shtëpinë të kthyer përmbys. Rozana dhe Gjesti kanë patur një mision sekret “Ninxhat” dhe si pasojë ata kanë fshehur gjërat personale të banorëve dhe kanë bërë rrëmujë çdo cep të shtëpisë.
Banorët kur janë zgjuar sot janë habitur nga mënyra se si kanë gjetur shtëpinë dhe menjëherë kanë nisur aludimet se kush mund t’a ketë bërë ashtu.
Gjesti, i cili është zgjuar i fundit, shkoi te dhoma e grimit dhe nisi duke rregulluar rrobat e tij, pa fol me asnjë. Pas tij shkoi Rozana që bëri sikur nuk dinte gjë dhe e pyet ‘edhe ty ti kanë prishur rrobat?’.
Gjatë kësaj bisede të shkurtër pranë tyre shkon edhe Egli, e cila tenton të ndihmojë Gjestin për të rregulluar veshjet, por banori nuk e la.
Ky veprim nuk i pëlqeu aspak banores, e cila i kërkonte një sqarim atij, por Gjesti nga ana e tij nuk fliste. Në një moment Egli ka shpërthyer në lot dhe pranë saj ka qenë Rozana që u mundua që ta qetësonte.
“Kam tre ditë që me zor marr frymë në këtë shtëpi. Edhe më thotë se unë kam thënë për të se është lojtar, a ka shpirt ky njeri?”, thotë Egli me lot në sy dhe Gjesti ia kthen:
“Kush është duke thënë se ke thënë ti, po flet pa lidhje. Unë po flas me veten time jo me ty”.
“Kam 3 ditë që dua të iki”, bërtet banorja dhe ai dëgjohet duke thënë:
“Kam dy muaj që jam në paranoja. Po ça me bërë, duhet me duruar. Po më pret dikush, kaq po them. Kam luajtur gjithë kohës, ky jam unë”.