Një nënë i ka vendosur fëmijës së saj një emër të frymëzuar nga pandemia e koronavirusit dhe ka treguar se “nuk është penduar”.

Jodi Cross kishte një vit që po përpiqej të mbetej shtatzënë me bashkëshortin e saj, Rob. E teksa gjërat u ngadalësuan për parukierën gjatë pandemisë, ajo kishte më shumë kohë për t’u fokusuar në planifikim e një fëmije.

Jodi dhe Rob, nga Wixams, Bedfordshire, ishin të kënaqur kur zbuluan se po prisnin vajzën e tyre të parë gjatë bllokimit të dytë. E për këtë arsye, gruaja vendosi që ta quante fëmijë Lockie, shkurtim i “lockdown”.

“Kishim një vit që po përpiqeshim që të ngelja shtatzënë. Mbyllja në shtëpi për shkak të Covid do të thoshte se unë isha e lirë nga puna dhe Rob po punonte më pak. Mendoj se thjesht u relaksuam pak sepse kishim shumë më tepër kohë sesa normalisht, dhe më pas zbuluam se isha shtatzënë. Kur ajo lindi, erdhi lloji i ri i Covid – Omicron – kështu që ne e dinim se ajo do të ishte një fëmijë i ‘bllokuar’”, ka thënë 36-vjeçarja.

Kjo e fundit ka shtuar se u pëlqeu ideja e emrit Lockie dhe se mbyllja në shtëpi ishte ‘koha më e mirë për jetën e tyre sepse ishte kaq relaksuese’.

Ajo ka treguar gjithashtu se shumë njerëzve u duket shumë i çuditshëm emri i vajzës së saj, por ajo nuk është penduar aspak për zgjedhjen e saj.