Një vajzë vetëm 6 vjeçe ka luajtur pa dashje një rol vendimtar në shmangien e një tragjedie ajrore në fluturimin Flydubai nga Dubai drejt Tel Avivit. Nina Manes i kërkoi nënës së saj, Tali, ta shoqëronte në tualet pikërisht në momentin kur, sipas raportimeve, bashkëpiloti kishte nisur të s*lmnte kapitenin indian Smit Machchhar brenda kabinës.

Teksa ndodheshin pranë pjesës së përparme të avionit, nëna dëgjoi britma dhe zhurmë nga kabina e pilotëve dhe dha alarmin. Ekuipazhi dhe disa pasagjerë u drejtuan menjëherë drejt kabinës. Sipas dëshmive të pasagjerëve, avioni humbi ndjeshëm lartësi gjatë përplasjes, ndërsa në kabinë kishte shumë gj*k. Babai i vajzës, Zvika Manes, tha se të qarat e fëmijëve të tij dhe frika se avioni po binte e shtynë të vraponte përpara.

Kapiteni, megjithëse i pla*gosur rëndë, arriti të aktivizonte mekanizmin që hapi derën e kabinës, duke u dhënë mundësi pasagjerëve dhe ekuipazhit të hynin dhe të neutralizonin bashkëpilotin. Disa pasagjerë ndihmuan më pas kapitenin e pla*gosur, ndërsa avioni u devijua dhe u ul në mënyrë të sigurt. Presidenti izraelit Isaac Herzog ka bërë të ditur se disa prej pasagjerëve që ndërhynë do të propozohen për një çmim presidencial për heroizëm civil. Mes tyre raportohet se janë një hidraulik që ndihmoi në neutralizimin e agresorit dhe një dentist që i dha ndihmën e parë pilotit. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e incidentit.