Kantautori i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej disa kohësh është larguar nga skena dhe projektet e reja muzikore. Madje edhe postimet në rrjetet sociale janë të rralla.

Së fundmi, këngëtari ka bërë një postim në “Instastory”, duke marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Mumajesi ka publikuar një audio paksa të çuditshme, ku dëgjohet edhe zëri i këngëtares së njohur, Elvana Gjata.

“A do t’a heqësh qafe si njeri apo e do… thuaj të drejtën tani”, thotë Elvana Gjata.

Ndërkohë një zë tjetër përgjigjet: “Se di”.

“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”, vijon audio me pjesën nga kënga e Florit, “Pa jetë”.

Më pas një zë dëgjohet teksa thotë: “Historinë nuk e bën dot vetë”.

E gjithë kjo mbyllet me një kor fëmijësh që këndojnë po një pjesë nga këngë e artistit:

“Për mua ngushëllim nuk mund të ketë…”.

Ky postim i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij dhe jo vetëm, të cilët presin ndonjë reagim tjetër të Mumajesit.