Ajo është një ndër modelet më të komentuara në Shqipëri dhe herë pas here ka qenë kryefjala e mediave rozë. Është fjala për Kejvina Kthellën, e cila së fundmi është bërë pjesë e “Big Brother VIP 2”.

Bukuroshja bionde, e cila është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, përpos komplimenteve merr edhe komente negative dhe ofenduese.

Gjatë një bisede në shtëpinë më të famshme në Shqipëri me Tea Trifonin dhe Kiara Titon, Kejvia tregoi disa prej këtyre rasteve.

Pjesë nga biseda:

Kejvina: Më thotë njëra mua, i bën photoshop fotove. I shoh foton e profilit dhe e kishte face app komplet.

Tea: Si mund të më gjykosh mua me bikini, kur vetë e ke profilin të tillë Kejvina: këta pa moral, bëjnë moral. Por mua më pëlqen edhe kur më shajnë. Tea: Mua s’më intereson fare.

Megjithatë hyrja e Kejvinës shkaktoi zhurmë dhe ajo u përball menjëherë me një sfidë nga “Vëllai i Madh”. Pas hyrjes banorëve iu kërkua që të eliminonin njëri-tjetrin dhe ai që nominohet më së shumti u tha se do të dërgohej menjëherë në një televotim dhe se publiku do të zgjidhnin nëse në shtëpinë e famshme duhet të qëndronte personi i nominuar apo të hynin dy ish-konkurrentet e “Për’puthen” Efi dhe Mikela që garojnë si një person i vetëm.

Ajo që u nominua më së shumti nga banorët ishte Kejvina, mirëpo më vonë prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani njoftoi se ky ishte thjesht një provokim dhe se të tria vajzat janë tashmë pjesë e “BB VIP Albania 2”.