Nje grua e shpallur e vdekur u zgjua papritur sepse ambulanca kaloi mbi një gropë në rrugë.
Sipas raportimit, gruaja ishte deklaruar pa shenja jete dhe po transportohej me ambulancë drejt morgut. Gjate rruges, mjeti kaloi mbi një gropë në asfalt, duke shkaktuar një tronditje të fortë. Kjo lëvizje duket se e zgjoi gruan, e cila filloi të jepte shenja jete, duke habitur stafin mjekesor.
Ngjarja ka ndodhur në Indi, në shtetin Uttar Pradesh. Më konkretisht, gruaja po transportohej me ambulancë në një rrugë midis qyteteve Bareilly dhe Pilibhi, dhe incidenti ndodhi pranë zonës Hafizganj, ku ambulanca goditi nje gropë në asfalt.


