Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Një ditë më parë, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim viral me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Moderatorja deri më tani ka vendosur që t’u kthejë përgjigje vetëm dy mesazheve që i kanë shkuar në inbox-in e saj.

Një person i ka shkruar që është shumë e bukur, madje ka lënë të kuptohet se është një ish-banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“O Bona je shumë e bukur. Si nuk ta thashë kur ishim në Big”, ka shkruar personi në fjalë, shoqëruar edhe me një emoji me zemër të kuqe.

Ndërkohë Valbona ka kthyer një përgjigje të shkurtë: “A ti ti ti…”, duke mos treguar se kush është ndjekësi që i ka bërë një koment të tillë.

Më pas ish-banorja ka publikuar një pyetje tjetër që mesa duket është nga opinionisti i njohur, Arbër Hajdari, i cili ka kërkuar që të futet negociator për paqe mes saj dhe Laert Vasilit.

“A më pranon si negociatorin tënd për paqe me Laertin?”, ishte pyetja e tij, ndërkohë Valbona duke e etiketuar në postimin e saj i përgjigjet:

“Mision i pamundur”.