Aktori ikonik i Hollywood-it, Richard Gere, tronditi drejtuesen e një emisioni amerikan në mëngjes duke bërë një gjest të turpshëm në mënyrë të papritur drejtpërdrejt në transmetim.
75-vjeçari ishte i ftuar në emisionin “Today Show” për të promovuar rolin e tij në “The Agency”, një serial i ardhshëm thriller politik spiunazhi për Paramount+ me Showtime.
Duke folur me prezantuesen Savannah Guthrie, aktori papritur i ngriti gishtin pas një klipi nga shfaqja.
Guthrie u trondit dhe e habitur shprehet: “Sapo bëtë një gjest të turpshëm në këtë emision të mëngjesit familjar”.
Më pas ajo u përpoq t’i mbulonte dorën me shënimet e saj. Por aktori shpjegoi se personazhi i tij ngre gishtin e mesit në fund të klipit nga “The Agency”.
“Ti nuk tregove, por kjo është ajo që bëra unë në pjesë!” – shpjegoi Gere: “Ky ishte klipi!”
Guthrie u përgjigj: “Ky ishte klipi, por ne e premë atë pjesë. Por më pas e bëre live!”.
“Unë mund ta shihja këtë, por nuk kishte kuptim pa atë!”, vuri në dukje aktori, duke këmbëngulur më vonë se lëvizja nuk ishte qëllim: “Dora ime e bëri këtë, nuk kam kontroll!”.