Një incident i papritur i ka ndodhur Bad Bunny-t gjatë koncertit në Meksikë. Reperi i njohur rrëshqiti dhe ra teksa ishe duke performuar hitin e tij, “Efecto”, përpara një turme të madhe fansash.

Këtë moment që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, Bad Bunny e kaloi me shumë qetësi. Pas disa sekondash qëndroi ulur në skenë, ndërsa turma vazhdonte të këndonte dhe të duartrokiste.

Reperi e rifilloi koncertin menjëherë dhe vazhdoi performancën pa asnjë ndërprerje, duke treguar se nuk kishte asnjë problem pas incidentit. Ky moment ka shpërthyer në rrjetet sociale, ku fansat shprehen mbështetje për të dhe e vlerësojnë për profesionalizmin dhe qëndrimin e tij të qetë.

Kujtojmë se Bad Bunny është duke vijuar turneun “DeBÍ TiRAR MáS FOToS”, që po zhvillohet në disa qytete të Meksikës. Ky rrëzim mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë problemi me skenën ose këpucët, dhe pritet që ai të kontrollojë këto detaje para koncerteve të ardhshme. Megjithatë, ai ka vazhduar të performojë pa ndaluar dhe po i ofron fansave një show të jashtëzakonshëm.

Ky moment është vetëm një tjetër dëshmi e forcës dhe profesionalizmit të Bad Bunny, i cili po vazhdon të mahnisë audiencën me çdo koncert.