Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ka qenë e ftuar në “Grida Duma Podcast”, ku ka folur për tradhtinë e burrave dhe grave. Ajo u shpreh se ne si popull mund t’a ndjejmë se diçka nuk po shkon, por nuk e pranojmë dhe si pasojë duam fakte.
“Unë mendoj që populli jonë, të paktën me atë që unë shoh, mund t’a ndjejnë por nuk e pranojnë atë ndjejnë që mund t’a kuptojnë që diçka është ftohur. Populli jonë do prova. Këtu ku jetojmë ne duan të përballen me provat. Pse e duan? Që të bindin veten 100 për qind apo të përballen me palën tjetër? Këtë unë akoma nuk e kam kuptuar. Duan prova për një hakmarrje, për një qëllim të caktuar. Por ne nuk e pranojmë, ne si popull nuk pranojmë vetëm ndjesinë, e duam atë fakt, atë gjënë faktike që të bindemi 100 për qind. Të paktën mua kështu më rezulton me punën që bëj”, tha Lili.
E pyetur se “çfarë ndodh kur binden dhe e kanë provën përpara, si reagojnë? Që e panë që e tradhtojnë”, ajo u përgjigj:
“Ka nga ato që thonë e dija, ka nga ata që thonë ‘ua e pabesueshme, nuk e prisja’.
“Si ndahen këto në përgjithësi, më shumë e dinin apo më shumë nuk e prisnin?”, ishte pyetja e radhës dhe Shkënda u shpreh:
“Ato që vijnë tek unë, të dy gjinitë, vijnë me një indicie se kështu kot në ajër nuk do i drejtoheshin një zyre detektivi. Por nuk e besojnë atë instiktin që kanë, vazhdojnë me idenë që edhe mund të mos jetë e vërtetë ky dyshim që unë kam. Por ajo provë i bind dhe i kënaq në një farë mënyre. I kënaq intuita e tyre që e dinte, e priste këtë gjënë”.
