Kristina Baki është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Kristina na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur, duke nisur nga gjinia, emri e duke vazhduar me babyshower-in. Teksa tanimë Kristina është bërë nënë e një vogëlusheje, e cila quhet Siera. E një bukuroshe si modelja tregoi se dhe shumë pak kohë pas lindjes u rikthye në format e saj të dikurshme.

Kristina poston shpesh foto dhe video nga përditshmëria e saj ama gjithmonë e ka mbajtur private familjen dhe sidomos partnerin. Ama ditën e sotme duket se ka bërë një përjashtim dhe ka postuar një foto me kurriz të partnerit të saj duke mbajtur në krahë Sierën.

Vajza e saj quhet Siera dhe patjetër që ka një kuptim të veçantë. Siera në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip kuptimin e parë që ka. Ky ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, kështu u shpreh modelja.