Nicole Kidman u ka dhënë fansave një pamje të rrallë të flokëve të saj natyralë, teksa po kalon kohë me familjen në Evropë.
Zakonisht aktorja e famshme pëlqen që t’i mbajë të fshehura flokët e saj ngjyrë gështenje në ekran dhe në tapetin e kuq, duke zgjedhur paruke për të arritur pamje të reja të guximshme.
Por këtë javë 58-vjeçarja ka zbuluar flokët e saj natyralë, ndërsa shikjon pak kohë familjare me të dashurit e saj. Në fakt ka qenë mbesa e aktores, Lucia Hawley, ajo që ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga pushimet në Kroaci.
27-vjeçarja shfaqet duke u përqafuar me të ëmën, Antonia Kidman, 54 vjeç, dhe pranë tyre është edhe Nicole. Aktorja e famshme shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të bardhë, ashtu si e motra dhe mbesa e saj.
Ylli i Hollywood-it rrallëherë i ka treguar flokët e saj natyralë në filma apo edhe në tapetin e kuq, që nga ditët e para të karrierës. “Daily Mail” shkruan se ajo thuajse gjithmonë mban paruke për rolet e saj.
Ndërkohë kujtojmë se gjatë një interviste për revistën, “Allure’, Nicole është treguar e sinqertë kur ka folur për pamjen e saj natyrale.
“Pse i drejtova flokët? Më pëlqyen flokët e mi. Janë flokët e mi natyralë. A nuk është çmenduri? Pra, mos ndiqni hapat e mi”, tha ajo gjatë intervistës.