Prime-n e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP 4” erdhi mamaja e Loredanës, për të takuar vajzën e saj. Menjëherë, Ledion Liço kërkon një prononcim nga Jozi, duke e ngacmuar pak.

 “Vdeksha unë për vjehrrën”, tha Jozi, duke shkaktuar të qeshura te publiku dhe banorët.

Ledioni nuk e la me aq dhe e ngacmon më tej:

“Ti zakonisht i pret me këngë vjehrrin ose vjehrrën. Çfarë kënge do këndoje tani?”.

“Më e mirë e oma se e bija…”, iu përgjigj Jozi.

Më pas Ledioni pyeti banorin nëse dëshironte që të takonte mamin e Loredanës dhe ai pranoi. Gjithashtu edhe e ëma e banores tha se pranonte me kënaqësi.

Ndryshe nga takimi i Jozit me babain e Loredanës, ky takim shkoi shumë ndryshe dhe më mire. Banori i dha dorën zonjës Sara dhe e pyeti si ishte ajo dhe familja.

Jozi e pyeti atë se si dukeshin ata të dy dhe mami i Loredanës u përgjigj:

“Shkëlqyer. Që kur ke hyrë herën e dytë je sjellë shumë mirë”.

Ndërkohë teksa po përshëndetej me Loredanën e ëma i tha: “Do vish në Itali” dhe Jozi pyet: “Do vimë apo do vijë?”.

“Do vini, do vini”, i tha ajo.