Ylli televiziv Kim Kardashian ka zbuluar se aktualisht ka një ose dy crush (fiksime) të famshëm, gjatë një interviste për ‘CR Fashion Book’. “Ne kemi folur për ta,”-i tha Kim redaktores së modës Carine Roitfeld. Megjithatë, ajo tha se dashuria e saj platonike nga të famshmit është John F. Kennedy Jr., djali i ndjerë i Presidentit John F. Kennedy dhe Jacqueline Kennedy Onassis, i cili vdiq në moshën 38-vjeçare në një aksident ajror në vitin 1999.

Jeta romantike e Kim Kardashian ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes që pas ndarjes së saj nga reperi Kanye West. Së fundmi, themeluesja e SKIMS është përfshirë në disa thashetheme në lidhje me jetën e saj të dashurisë, pasi ajo po shoqërohet me një tjetër personazh të famshëm. Ai është Odell Beckham Jr, por që deri më tani janë vetëm spekulime. Një burim i tha “People” se Kim dhe Odell po shoqërohen. Odell i cili luan për Ravens i dha fund lidhjes së tij me të dashurën modele Lauren Wood.