Komunikimi i hapur mbi fantazitë dhe dëshirat seksuale është çelësi për një jetë intime më të plotë. Sipas ekspertëve, paralojat jo vetëm që rrisin kënaqësinë, por janë thelbësore për arritjen e orgazmës. Studimet tregojnë se akti seksual, pa përfshirë paralojet, zgjat mesatarisht 5.5 deri në 7.5 minuta.

Megjithatë, një hulumtim i publikuar në “Journal of Sex Research” zbuloi se gratë preferojnë paraloje që zgjasin rreth 11-13 minuta, ndërsa vetë marrëdhënia intime me penetrim arrin kulmin e kënaqësisë kur zgjat 14-16 minuta. Terapisti i njohur i seksit dhe martesës, Ian Kerner, thekson rëndësinë e kohës së mjaftueshme për paralojat.

“Gjithmonë inkurajoj çiftet që të shijojnë paralojet para vetë aktit. Sa më shumë të zgjasin, aq më i lartë bëhet niveli i eksitimit dhe arritja e orgazmës bëhet më e lehtë”-shprehet ai. Paraloja mund të përfshijë prekje, puthje, masazh, stimulim manual apo oral dhe çdo çift mund të eksperimentojë për të gjetur se çfarë funksionon më mirë për të dy. Ekspertët theksojnë se nuk ka një “recetë ideale” për të gjitha çiftet, pasi çdo marrëdhënie është unike.

Këshillat kryesore të specialistëve për një jetë seksuale më të kënaqshme përfshijnë zgjatjen e paralojeve dhe kombinimin e tyre me aktin seksual, përdorimin e lubrifikantëve dhe teknikave të ndryshme stimulimi, kujdesin ndaj shëndetit fizik dhe emocional, përmes aktivitetit fizik, gjumit të mirë dhe reduktimit të stresit. Intimiteti dhe kënaqësia varen nga komunikimi, eksperimentimi dhe përkujdesja ndaj nevojave të ndërsjella.