Modelja e famshme, Gigi Hadid, zbuloi së fundmi se si ajo dhe Bradley Cooper filluan të takoheshin me njëri-tjetrin. Sipas saj, ata fillimisht u afruan në një mënyrë shumë të natyrshme.
Teksa ka dhënë një intervistë për “Vogue”, 29-vjeçarja ka treguar se takimi i tyre i parë është zhvilluar në një ambient të përditshëm, konkretisht në një festë ditëlindjeje në oborrin e një miku të përbashkët.
Ajo tregoi sfidat që kalojnë të famshmit kur bëhet fjalë për jetën e tyre personale teksa tha:
“Ka gjithmonë një nivel shtesë të diskrecionit dhe sigurisë. Ju dëshironi të besoni se njerëzit përreth jush do t’ju mbështesin dhe nuk do të telefonojnë TMZ, por nuk mund të jeni kurrë i sigurt”.
Gigi Hadid dhe Bradley Cooper u afruan për herë të parë në tetor të vitit 2023, menjëherë pas ndarjes së tyre nga Leonardo DiCaprio dhe Irina Shayk. Që atëherë, të dy kanë bërë disa dalje të përbashkëta publike.
Një burim i afërt me çiftin zbuloi për “PEOPLE” në janar se një propozim i mundshëm për martesë do të ishte një hap i madh, të dy janë krejtësisht të lumtur me gjendjen aktuale të marrëdhënies së tyre. Sipas të njëjtave informacione, ata kalojnë kohë me familjet e tyre, por edhe me fëmijët e tyre.
“Asnjëri prej tyre nuk nxiton t’i lëvizë gjërat, por kjo nuk do të thotë se nuk janë shumë të lumtur së bashku”, theksoi i njëjti burim, duke shtuar: “Gigi ka një personalitet të lirë dhe të shkujdesur, gjë që nxjerr në pah anën argëtuese të Bradley -t ”.
Pavarësisht famës së tyre, çifti ka zgjedhur ta mbajë lidhjen e tyre kryesisht private. Hadid sqaroi për “Vogue” se kjo nuk është për shkak se ka ndonjë sekret, por sepse ata preferojnë të ndajnë shumë momente intime me njëri-tjetrin.



