Mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në studion e “Wake Up” ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Kelly. Artisti foli rreth rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si dhe komentoi disa nga ngjarjet më pikante të ndodhura së fundmi.
I pyetur se si e ka parë veprimin e Jozit ndaj Gjestit, gjatë prime-t të së shtunës, Kelly u shpreh se ishte e ‘tepruar, e gabuar dhe e dënueshme’.
Sipas këngëtarit të njohur, e gjithë kjo ka qenë një akumulim i gjithë asaj egos e të mos qenit pjesë e finales.
Ish-banori shton se ishte veprim i shëmtuar dhe se ka ngelur i shokuar. Gjithashtu ka shtuar se veprimi i Jozit dukej sikur ishte i planifikuar.
“Ishte totalisht e tepruar, e gabuar dhe e dënueshme. Ka qenë një akumulim i gjithë asaj egos e të mos qenit pjesë e finales. Mund të ketë qenë i provokuar deri diku nga ai gjesti i derës, por nuk e besoj sepse gjithmonë kanë pasur konfrontime me njëri-tjetrin. Nuk e justifikon atë lloj gjëje. Është veprim shumë i shëmtuar. Jam ndierë shumë keq në atë moment, mbetëm të shokuar. U duk shumë gjakftohtë. Dukej sikur ishte e planifikuar. Gjeti momentin e gabuar. Ishte dy hapa larg daljes, nuk ke pse bën atë lloj veprimi”, u shpreh Kelly.