Këngëtari i dashur për publikun, Sinan Hoxha, feston sot ditëlindjen. E teksa ka marrë urime të shumta me rastin e ditës së tij të veçantë, mesazhin më të ngrohtë e ka marrë nga bashkëshortja, Andrra.

Kjo e fundit ka postuar në “Instagram” disa fotografi shumë të ëmbla të tyre, duke nisur nga dita e martesës e deri tek ardhja në jetë e fëmijës së tyre të dyta. E bashkëngjitur me to ka shkruar edhe fjalët më të veçanta.

“Zhytem cdo dite ne thellesine e syve te tu, perhumbem teksa lexoj dashurine e jetes ne to! Ditet e mia, prej se te kam pare, njohin vetem trajektoren e lumturise. Kam privilegjin, te gezoj familjen qe me fale, strehen tone te dashurise qe na ngroh zemrat nen bekimin e dy engjejve tane. Te dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, te dua cdo cast e me shume, ne cdo frymemarrje, ne cdo perkedhelje, ne cdo puthje…❤️ Gezuar ditelindjen, festa ime e jetes! @sinanhoxha”, shkruan Andrra në postimin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ? ? ? ?? ? (@andrradestani)