E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Habibi Babasi, e cila ka folur më shumë për ritualet dhe truket që na nevojiten për të nisur një Vit të Ri të mbarë…
Pjesë nga intervista:
Çfarë është sindroma e fatit që mund ta përdorim shumë këto ditë në prag të Vitit të Ri, por dhe gjatë gjithë jetës sonë?
Mund ta përdorim gjithë jetën tonë, por të paktëm ta provojmë për tre muaj. Sindroma e njeriut me fat nuk është asgjë tjetër sikur ty të ka rënë një sindromë që do e kesh gjithë jetën dhe kjo është sindroma që ‘unë jam me fat’, pavarësisht se çfarë ndodh, ndodh në të mirën time. Më ndodhi diçka e keqe, është e sigurt që Zoti do ma zëvendësojë me diçka më të mirë. Më ndodhi diçka e papëlqyeshme, disa njerëz ikën nga jeta ime, do të thotë që Zoti më ka mbrojtur nga ajo gjë. Ne çdo ditë të jemi në gjuetinë e gjërave të mira. Në fund të ditës ne të ulemi dhe të themi se çfarë janë tre gjëra që i tregojnë trurit tonë që jemi realisht me fat. Ka njerëz që janë bërë viral në TikTok, janë ftuar nga markat më prestigjioze, ose janë bërë influencer, thjesht sepse kanë filluar t’i shohin gjërat në këtë mënyrë, sikur janë shumë me fat. Sepse truri fillon e rionrientohet rreth gjërave të mira dhe t’i fillon e sheh mundësi aty ku nuk i ke parë më përpara. /TAR/


