Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptar si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjendje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.

E ftuar në “Ndryshe” Monika Lubonja u pyet nëse do hynte në “BBV” me banorët më të mirë  VIP?

“Do shikoj se kush do jetë, një ekip i mirë. Po qe Egli, nuk hyj. Egli nuk është për këtë lojë…  E shprehu edhe vetë para se të dilte, e shprehu aq bukur. Ia nxori zemra të gjithë atë që donte, Vëllai i Madh tha, kam kuptuar një gjë që unë nuk jam për këtë BIG. Ky ka qenë sinqeriteti më i madh i Eglit dhe unë këtu e vlerësoj”, tha ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”.