Fotoja e radhës shfaqte një çift në shtrat. Luiz Ejlli tha se fotoja i kujton Krist Aliajn dhe Keisi Medinin, kjo duke marrë parasysh që njëri nga partnerët i kishte thonjtë e lyera me manikyr të zi.
Komenti i Luizit u shoqërua me batuta, ndërsa ai shtoi se imazhi paraqet një moment shumë të bukur dhe se e lidhi me Kristin për shkak të thonjve.
Ai madje tha se i kujtohet edhe Kiara Tito dhe se e ka marrë shumë malli.
Nga ana tjetër, Dea Mishel u shpreh se fotoja nuk i kujton asgjë, ndërsa Efi Dhedhes tha se momenti i shfaqur në monitor, përcjell emocionin më të bukur që mund të përjetojë një person.
Ndërsa Kristi duke folur me të qeshur, tha se e ka harruar ndjesinë e të qenurit çift.