Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri, kanë nisur debatet e para në lidhje me miqësitë dhe armiqësitë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Gjatë diskutimit, Brikena i ka thënë Mirit se ata do të jenë armiq në shtëpi, pasi sjelljet e tij superiore e kanë irrituar atë.
Ndërkohë, këngëtari është munduar t’ia argumentojë se e ka gabim, pasi në shtëpi janë të gjithë të barabartë dhe nuk ka asnjë person superior.
Sakaq, Miri i ka thënë Brikenës që të mos analizojë shumë, pasi mund t’i analizojë gabim dhe se nuk ka shumë kohë.
Ndërsa Brikena i është kthyer duke i thënë se ka kohë, duke i kujtuar atij se Big Brother sapo ka nisur.
Pjesë nga diskutimi:
Miri: Me kë bërë armik?
Brikena: Nuk besoj se do bëhemi miq, besoj se do bëhemi armiq.
Miri: E ke pozicionuar veten kot, ke arsye?
Brikena: Disa sjellje të tua superiore më kanë irrituar.
Miri: E ke marrë gabim.
Brikena: Shpresoj që të kem marrë gabim.
Miri: Ta garantoj unë, asnjeri nuk është superior, këtu jemi të barabartë. Dikush flet më shumë, dikush më pak, nuk jemi të gjithë njësoj. Ti që flet më pak je inferiore.
Brikena: Unë jam njeri që flas shumë, por më pëlqen që t’i analizosh gjërat para se të flas.
Miri: Mos i analizo shumë, se nuk ke kohë, se i analizon gabim.
Brikena: Kohë kam unë, kam 2-3 muaj kohë, mos ke problem, kohë kemi sa duash.
Miri: Pas tre muajsh nuk do analizosh më, se ka mbaruar.
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit?
“Unë jam njeri që flas shumë, por më pëlqen që t’i analizosh gjërat para se të flas”
