Ka reaguar për herë të parë bashkëshorti i Kristin Cabot, gruas që ishte në qendër të skandalit “Astronomer”.

52-vjeçarja u bë e njohur për publikun në mbarë botës pasi në koncertin e “Coldplay” u zbulua lidhje e saj jashtëmartesore me CEO-n e kompanisë, Andy Byron, edhe ky i martuar.

Tashmë, një zëdhënëse e Andrew Cobat  ka thënë se ai dhe Kristin kanë qenë në proces divorci përpara se të zbulohej skandali i tradhtisë.

“Vendimi i tyre për t’u divorcuar kishte nisur që para asaj mbrëmjeje. Tani që kërkesa për divorc është publike, Andrew shpreson se kjo do të ofrojë një mbyllje të respektueshme për spekulimet dhe t’i lejojë familjes së tij privatësinë që gjithmonë e ka vlerësuar. Nuk do të ketë komente të tjera publike“,- thuhej në reagim.

Andrew, 61 vjeç, është CEO i “Privateer Rum”. Ai ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme, por ai dhe Kristin nuk kanë fëmijë së bashku.