Ditën e sotme ka patur mjaft debate në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Një ishte mes Keijsti dhe Mirit, ku nuk munguan as ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë debatit me tone të larta, Keijsi i është drejtuar Mirit, ‘o skuth, o morr, ule kokën kur të kaloj unë, mos më shiko në sy, ti dhe ‘grupi’ yt’.

Nga ana tjetër, Miri i është përgjigjur duke e ironizuar me shprehjen ‘mbretëresha Keijsi’.

Kujtojmë se në fillim, dy banorët kanë patur raport të mirë dhe të qetë, por gjithçka ndryshoi pas “Prime”-it të martesës. Keijsi e ka akuzuar Mirin se ka blerë lule te dyqani i ish-të dashurës, Stelinës, për t’ua dhuruar vajzave të tjera.

Pjesë nga debati:

Keijsi: O skuthi, o morri edhe skuthi. Edhe kur të kaloj unë, kthe kokën andej; kur kaloj unë, mos më shiko në sy, morr i zi, pusho aty!

Miri: Ti pusho, ik uturak!

Keijsi: Qepe gojën se plehra nxjerr nga goja.

Miri: Uturak qelbës

Keijsi: O morr, të thashë do të nxjerr nga krevati se je morr.

Miri: Uturaku, mbretëresha Keijsi

Keijsi: O morr, do shtypesh kështu si kërcet morri.

Miri: Mbretëresha Keijsi

Keijsi: Kur të kaloj unë, si gocat që ke nga mbrapa dhe çunat, do ulni kokën, do thoni “më fal”.

Miri: Kush po e ul kokën tani? Ashtu ule kokën, mbretëresha Keijsi.

Keijsi: Hajde, morra skutha të gjithë.

Miri: Hajde, mbretëresha Keijsi, o uturak, o plehër.