Shtëpia e Big Brother VIP 4 ishte e ndarë në dy kampe midis Rozanës dhe Olsit. Banorët që shkuan me Olsin: Aldo, Zebërvoki, Laerti, Klajdi, Xumi, Bernardi, Jozi, Arsida. Skuadra e Rozanës: Livia, Egli, Gerta, Amber, G Bani, Gramosi, Loredana, Valbona.

Në fillim të primit të sotëm u mbyll televotimi dhe skuadra humbëse ishte ajo e Olsit. Si pasojë skuadra e Olsit ka shkuar në televotim dhe një prej tyre do të eleminohej sonte. Vetëm pak më parë u mbyll televotimi për të eliminuarin e sotëm dhe ai ishte Zebërvoki.

I pyetur në studio se çfarë nuk shkoi si duhet, Zebërvoki tha se gjatë rrugëtimit në Big Brother ka qenë i rezervuar dhe i kujdesur duke shtuar se nuk e pa vetën potencial të asaj loje.

“Unë kam parimet e mia, më thënë të drejtën jam treguar shumë i matur dhe i rezervuar. Nuk e pashë veten potencial të asaj loje, dhe nuk është e thënë që të kemi sukses në çdo fushë. Kisha dhe frikën e asaj që kam ndërtuar jashtë, sepse çdo lëvizje e gabuar mund të rrezikonte shumë. Është absurde të vish në një lojë dhe të humbësh vlerat, jeta, dinjiteti dhe morali të shoqëron gjithmonë”, u shpreh ai.


https://gazeta-shqip.com/lifestyle/fraza-me-e-perdorur-tek-tatuazhet-ne-2024-xhoni-drizaj-ka-qene-dhe-do-vazhdoje-te-jete/