Bashkëshortja e artistit shqiptar, Agron Llakaj, humbi jetën një muaj më parë. Kostandina vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi t’a fitonte dot betejën.

Kanë kaluar dy vite nga ndarja nga jeta e bashkëshortes së artistit të mirënjohur, Agron Llakaj. Kostandina vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk mundi t’a fitonte betejën.

Ditën e sotme, Llakaj ka bërë një postim prekës dhe emocionues në profilin e tij në “Instagram”. Ai ka ndarë me ndjekësit e shumtë një fotografi me Kostandinën dhe bashkëngjitur me të ka shkruar disa fjalë zemre.

View this post on Instagram

A post shared by Agron Llakaj (GON’NINA) (@agronllakajofficial)

Postimi i plotë i Agron Llakajt:

24/05/2024.., Dy vite pa Ty.🥹

Sot vendosa të të shkruaj…,të kujtohet e shenjta Kostandina, dikur kur ushtar isha, ti më shkruaje vazhdimisht dhe e vetmja gjë që i shtynte ditët e mia ishte letërkëmbimi me ty, në çdo javë më vinte një letër.

Besoj e ke parasysh atë novelën e autorit turk Sabahatin Ali “ 6 letra të pa dërguara !”…hera e parë që më the-mos ma trego,dua ta lexoj vet!

“Një nënë që rriste e vetme të birin dhe ngaqë i shoqi i kishte braktisur duke u zhdukur pa adresë, ajo e rriti të birin me idenë se babai ishte diku larg dhe i shkruante gjithmonë letra..,letra të pa lexuara kurrë”

Dhe tani jam unë ai që shkruaj letra dhe që nuk lexohen nga Ty por dua të bind veten se je.

E dashur Kostandina!(Nina)

Jemi mirë! I ndjek në çdo çast e moment fëmijët tanë por të rritur dhe zotër në jetët e tyre, kurse nipat…,vrapoj t’i shikoj,shijoj,loz e qesh,e zhytem në përqafimin e tyre, janë dashuri e madhe…

Adean ma ke lënë si oksigjen në jetën time, ajo ma mbush shtëpinë dhe shpirtin…,por Ty ahhh Ty sa të ka dashur…,shumë herë ka ardhur me mua te banesa jote në qytetin e heshtur e shtëpinë tonë e ka mbuluar me fotot e tua.

Ti që e rrite e mban shumë mirë mend kur e vogël, vishte rrobat e tua dhe ne shkriheshim së qeshuri…,e sot ajo sërish i rivesh e provon dhe më thotë-hë gjysh si më rrinë?!

E shikoj dhe sytë më mjegullohen nga lotët…

Edhe Teos e Brus po rriten shpejt e të bukur…,herë pas here kujtohen dhe të kërkojnë.

“Gjyshi, do më bësh dy dhurata për Krishtlindje!-më tha Teos

Pse?!-i thash

Sepse do më japësh edhe dhuratën nga nëna Kostandina,se ajo na shikon nga lart e të thotë bëji dhurata edhe nga unë Teos-it dhe Brus!”-u përlota.

A më thua mërzitem, a më thua qaj, a më thua-të mungoj?!

Të kërkoj në ëndërra,më vjen, zgjohem i vetmuar deri në ëndrrën tjetër.

Mungesë torturuese por jetoj….,unë i di ëndërrat dhe amanetin e pa lënë për fëmijët Kostandina, se e sa herë kemi folur dhe si misionari yt këtu, do luftoj e nuk do dorëzohem kurrë!

Sa gjatë dua të shkruaj por Ti smë lexon…,

Smundem më…por, do të të shkruaj sërish por në ditëlindje, sepse nuk dua të të kujtoj në këtë ditë Kostandina ime…Ti jeton në mua e mes nesh përgjithmonë.🩶🥹