E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë sociologia Eva Sinanaj. Ajo ka folur më shumë për festën e fëmijëve 1 Qershorin dhe si është prindërimi sot…
Pjesë nga intervista:
A mund të kthehet keqprindërimi si boomerang për vetë prindërit, por dhe për shoqërinë?
Në një mënyrë ose në një tjetër, padiskutim që po, sepse janë grupe të caktuara të cilët do të kenë sjellje devijante në shoqëri. Do të jenë fëmijë problematikë, do të kenë gjithmonë përkujdesin prindëror të formave të ndryshme. Për shembull një adoleshent mund të kryejë një akt dhune, të kryejë një vrasje të paparamenduar. Është një prind i cili duhet të merret me këtë fëmijë në moshën që ai do të rritet dhe do të kthehet në një fëmijë problematik. Ndërkohë që ti e ke në dorë për të mos mbërtitur ne në këtë pikë, edhe si shoqëri, por dhe si familje, si institucion i vogël i shoqërisë. Fëmija nuk mbijeton duke i rënë shkurt, fëmija mbijeton kur mësohet në vegjëli që të bëhet i zoti i vetes. Dhe i zoti i vetes nuk rritesh duke “vrarë” të tjetër gjatë rrugës tënde.
