Ermal Mamaqi ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka sqaruar disa deklarata të tij që janë bërë shumë virale në rrjet.
Por jo vetëm kaq, pasi në panel nuk kanë munguar batutat dhe të qeshurat.
“Ty Rozanë do të vij të të marr hopa te shtëpia dhe do të vish te trajnimi im këtë të shtunë dhe të diel. Do të të mbaj në skenë”, i tha Ermali këngëtares së njohur, e cila herë pas here e ngacmoi me pyetjet e saj.
“Unë do të vij njëherë, kur ti të mos bësh reklamë në kurriz të tjerëve”, i përgjigjet Rozana.
“Ore, unë do të marr që sot ty, do vish me mua. Ami bëj gati dhomën e miqve, Roza fle me ne deri të shtunën. Do e çoj direkt në trajnim, ka diçka që nuk shkon me vajzën”, tha ai duke shkaktuar të qeshura në studio.
Më pas Rozana i drejtohet duke e pyetur: “Nëse do të kishe në deklaratë për të bërë tani si këto deklaratat që ke bërë ndër vitet e tua, cila do të ishte ajo më përfektja, që do t’a merrnin të gjitha portalet?”.
“Unë sot do të fle me Rozi Radin”, bërtiti me të madhe Ermali dhe Rudina Dembacaj shton: “E di Ami dhe po iu pret Ami”.
Ndërkohë Rozana i bën thirrje Amit që t’i bëjë gati një pjatë pasta se do shkonte sonte te shtëpia e saj.



