Ish-supermodelja ikonike e viteve të 80-ta, Kim Alexis, sot 64 vjeçe, ka reflektuar së fundmi mbi presionin e vazhdueshëm për të ruajtur bukurinë, pavarësisht kalimit të kohës. E njohur për paraqitjet në Sports Illustrated Swimsuit, Vogue dhe sfilatat për Gucci e Ralph Lauren, Alexis shprehet se ka mësuar të pranojë veten me gjithë ndryshimet që sjell mosha. Në një postim të fundit në Instagram, ajo shkroi: “Mosha është e pashmangshme. Duhet të heqim dorë nga ajo që nuk mund ta kontrollojmë dhe të jetojmë me paqe”.
Ajo thekson se bukuria e vërtetë vjen nga brenda, nga qetësia, vetëpranimi dhe mënyra se si e përjetojmë jetën. Alexis, sot nënë e tre fëmijëve që jeton në Arizona, ka zgjedhur një jetë më të qetë, larg skenës publike. Ajo ka ndarë me People Health betejat me hipotiroidizmin, menopauzën dhe presionin shoqëror për të mos u plakur. Ish-supermodelja thotë se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje estetike dhe nuk ka ndërmend ta bëjë. “Sa më shumë rritem, aq më shumë besim dhe mençuri ndiej. Po mësoj, si shumë gra të tjera, si të plakesh natyrshëm”-thotë ajo.