Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, feston sot 27-vjetorin e lindjes. E me rastin e ditëlindjes, ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa poza, bashkëngjitur të cilave shkruan se ndihet mirënjohëse për dhuratën e jetës.

“Sot është 27-vjetori im i lindjes! Rritem një vit më shumë dhe nuk jam ndjerë kurrë më mirënjohëse për dhuratën e jetës. Mendoj se kam mësuar kuptimin e vërtetë ose versionin tim të kërcimit në shi”, shkruan këngëtarja e njohur krahas pozave që kanë marrë mijëra pëlqime dhe shumë urime.

Gjithashtu ajo ka marrë edhe shumë urime nga miqtë dhe të afërmit e saj. Por më të bukurin e mori nga vëllai i saj, Alban Ramosaj, i cili ka postuar në foto me të dhe i ka bërë një dedikim të bukur.

“Gëzuar ditëlindjen drita e syve të mi. Motra ime e talentuar dhe e bukur. Të dua Beatrix Ramosaj”, shkruan Albani në urimin e tij.

Beatrix e ka pritur ditëlindjen në mesnatë me familjarët e saj. Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga festa në shtëpi, ku ambienti shihet i zbukuruar me tullumbace, lule të shumta dhe qirinj.

Nga ana tjetër kujtojmë se vetëm para pak ditësh ajo shënoi një tjetër sukses të madh në karrierë. Artistja fitoi dy çmime në “Netët e Klipit Shqiptar”, “Interpretimi më i mirë femër” dhe “Regjia më e mirë”.