Një incident është shënuar gjatë protestës së zhvilluar të premten në Tiranë, ku është përfshirë djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj.
Martin Sterkaj ka kaluar pranë zonës së protestës i shoqëruar nga një qen i racës pitbull dhe është përfshirë në një debat verbal me një influenceren, Dea Mishel që ndodhej mes protestuesve.
“E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?”, i është drejtuar djali i ish-deputetit të Qarkut Shkodër ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur se e kishte lexuar.
Debati është përshkallëzuar më tej, pasi i riu dyshohet se ka përdorur fjalor ofendues ndaj pjesëmarrësve në protestë dhe ka shprehur mbështetje për kryeministrin Edi Rama.
Lidhur me këtë ka reaguar Dea Mishel në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Sot Martin Sterkaj më dhunoi verbalisht. Çfarë iu kam bërë këtyre njerëzve që nuk i njihja deri dje? Është e tmerrshme”.


