Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Dea Mishel, është përfshirë një ditë më parë në një aksident rrugor, i cili fatmirësisht ka përfunduar pa lëndime të rënda.

Ka qenë vetë Dea, ajo që ka bërë të ditur lajmin, duke publikuar në “Instastory” edhe dy automjetet që u përplasen me njëra-tjetrën në rrugë.  

Siç duket nga fotoja, makinat janë dëmtuar, por për fat të mira, dëmet duken të vogla.

“Sot më ndau nga vdekja kjo makina gri në mes. Sot jam mirënjohëse për makinën gri që uli forcën e goditjes…” – shkruan Dea duke shtuar që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm:

“Jemi mirë tani, faleminderit. Ju lutem, tregohuni të kujdesshëm në makinë”.