Mijëra femra në të gjithë botën do të donin të ishin Meghan Markle dhe shumë prej tyre i janë drejtuar mjekëve plastike që të kenë të njëjtën hundë, të njëjtën mimikë, të njëjtën buzë si Dukesha e Sussex-it. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe doktoresha Rita Rakus në sajtin InStyle, ndërkohë që në Australi është një person 22 vjeçe që nuk ka nevojë për ndërhyrje që të ngjajë me gruan e princit Harry, sepse ajo është pothuajse kopja e saj.

Danielle Bazergy dhe Harry
Vajza quhet Danielle Bazergy dhe që kur Meghan u bë e famshme në serinë televizive “Suits”, nuk kishte kaluar ditë që dikush ta ngatërronte. Në fakt po të shohësh llogarinë e saj në Instagram ka 13 mijë ndjekës dhe ngjashmëria mes atyre të dyjave është e pabesueshme.
“Kujtoj akoma herën e parë që më thanë që ngjaja me Dukeshën-tregon Danielle për Daily Mail — Atë kohë isha 16 vjeçe dhe isha në festën e ditëlindjes së një mikut tim. Në atë moment vjen një djalë I panjohur dhe më thotë se dukesha si Rachel tek Suits!”. Tani praktikisht ndodh pothuajse çdo ditë dhe madje kam bërë edhe punë si sozia e Meghan.
E preferua ime ishte kur vesha fustanin e nusërisë një ditë pas dasme me Harry dhe për gjithë ditën u trajtova si një princeshë. Ishte çuditshme që më pas të ktheheshe në shtëpi atë natë pa vëmendjen e njerëzve, të gatshëm që të plotësonin çdo dëshirë timen.
27 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)