E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja e Top Channel Alma Demiraj. Ajo ka folur më shumë mbi rastin tronditës të transmetuar së fundmi, ku një dhurues sperme danez, i cili pa vetëdije mbarte një mutacion gjenetik që rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit, ka qenë donator për të paktën 197 fëmijë në të gjithë Europën, ku bën pjesë dhe Shqipëria e Kosova…
Pjesë nga intervista:
Si dhe kur u kuptua që gjeni kishte mutacion kancerogjen? Si janë informuar klinikat që kanë marrë materialin genetik për të bërë fekondimin?
Kur u kryen analizat ai rezultoi që të ketë qenë thjesht bartës. Dhuruesi, i cili e ka nisur dhurimin që kur ka qenë student dhe janë rreth 200 fëmijë që kanë lindur me materialin genetik të këtij dhuruesi, pra e ka nisur që kur ka qenë student. Ai nuk ka rezultuar që ka qenë i sëmurë me kancer, do ketë qenë bartës, por thjesht genet e tij kanë pësuar mutacion gjatë rrugës dhe ka rezultuar që fëmijë të porsalindur, disa prej të cilëve siç thoshte dhe BBC kanë humbur jetën dhe të tjerë që ndoshta nuk e shfaqin, rezultojnë dhe ata thjesht bartës dhe urojmë që të mos kenë kurrë probleme kancerogjene. Nuk di të shpjegoj se sa me detaje bëhen analizat genetike.
Si u zbulua ky skandal?
Konferencat shkencore, mjekët genetistë kanë diskutuar për këtë gjë, janë ata që kanë referuar të dhënat. Gazetarët më pas prodhuan artikullin dhe investiguan më tej, pra i dhanë zë, nuk e lanë në heshtje këtë situatë, që sigurisht përbën skandal. Në dijeninë time, kur ka dalë ky lajm, ndoshta dhe më herët, është diskutuar dhe nga vetë mjekët genetistë në Londër ku është zhvilluar dhe konferenca, kanë kontaktuar klinikat që ofrojnë fekondim. Qendra Europiane e Donatorëve e di se ku e ka dërguar materialin genetik, i di klinikat dhe ka telefonuar në ato klinika. Nuk di të them nëse ka pasur apo jo klinikë shqiptare që e ka ofruar, dimë që Shqipëria është në hartën e dhuruesit. Por a është në hartë sepse çiftet shqiptare kanë shkuar dhe e kanë kryer fekondimin jashtë apo ka qenë një kërkesë, këtë e di Ministria e Shëndetësisë. /TAR/

